Klubi i Shahut Lezha u themelua me 11 Shtator 2010 nga grupi nismetar: Bilal Maldi, Pashko Marku, Arjan Barbullushi, Hysen Zeqiri dhe Mikel Smaci, si shoqate jo-fitimprurese.
Me 18 Shkurt 2011 u more vendimi i Gjykates se rrethit Tirane per krijimin e shoqates me emrin Klubi i Shahut Lezha. Per te pare vendimin kliko ne dokumentet ne te djathte.
Përbërja e organeve të para drejtuese Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve përbëhet nga të gjithë personat e regjistruar në Regjistrin e Anëtarësisë së Shoqatës, për aq kohë sa nuk kanë dhënë dorëheqjen apo nuk janë përjashtuar nga Shoqata.
Kryetar i shoqatës është zgjedhur z. Pashko Marku, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj dhe autorizohet të ndjekë në emër të Shoqatës të gjithë procedurat e nevojshme për regjistrimin e saj dhe për përfaqësimin ligjor me të tretët.
Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë: Arjan Barbullushi, Bilal Maldi, Gezim Fizi, Elson Prenga, Keler Sufja, Agim Vocaj dhe Frok Lesaj. Sekretari i Përgjithshëm i Klubit të Shahut Lezha është zgjedhur z. Mikel Smaci.
Qëllimi dhe objekti i veprimtarisë Shoqata ka për qëllim të veprimtarisë së saj:
Bashkimin dhe koordinimin e aktiviteteve sportive të gjithë personave juridikë dhe fizikë, publikë dhe privatë që anëtarësohen në të.
Zhvillimin e sportit të shahut me anëtarët e saj.
Promovimin e sportit të shahut.
Përfaqësimin sa më dinjitoz të sportit të shahut në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.
Shoqata ka për objekt të veprimtarisë së saj:
Organizimin e aktiviteteve në sportin e shahut, si Kampionati dhe Kupa e Rrethit Lezhë.
Dhënien e titujve kampion i Rrethit Lezhë dhe fitues i Kupës së Lezhës në shah.
Përfaqësimin e Rrethit Lezhë në forumet dhe aktivitetet e ndryshme të shahut, kombëtare e ndërkombëtare.
Aktivitetet e Shoqatës Shoqata do të zhvillojë këto aktivitete:
Organizimi i pjesëmarrjes në kampionatet ekipore të Shqipërisë për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra.
Organizimi i kampionateve të qytetit për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra.
Organizimi i garave të tjera, duke përfshirë edhe turnetë ndërkombëtare.
Organizimi i ndeshjeve miqësore.
Organizimi i kampionateve të qytetit për shahistë të handikapuar, të verbërit, etj..
Organizimi i seminareve për gjyqtarë, trajnerë dhe organizatorë shahu.
Nxitja dhe ndihmesa në formimin e shkollave të shahut dhe implementimin e tij nëpër sistemin shkollor të qytetit.
Nxitja dhe ndihmesa në forma të ndryshme klubet e shahut në Lezhe.